Ambasadori britanik në Beograd, Stephen Wordsworth ka deklaruar se cështja e statusit të Kosovës është e mbyllur dhe se askush nuk i dëshiron bisedimet e reja për të.

Në një intervistë për një të përditshme serbe, Wordsworth ka theksuar se prekja e cështjes së pavarësisë do të cënonte paqen dhe stabilitetin ne Ballkan.

“Nëse Serbia apo ndonjë shtet tjetër do të kërkonte të ktheheshim prapa, kjo nuk do të ndodhte sepse askush në Kosovë nuk do të binte dakord dhe askush nuk do t’i bindte ata për të kundërtën”, ka pohuar Wordsworth.

Ai ka shtuar më tej se një veprim i tillë do të nënkuptonte përballje të Beogradit me 22 vende anëtare të BE-së, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA