Vlorë, tenton vetëvrasjen 21 vjecarja

04/06/2010 10:35

Një e re 21 vjecare është hedhur në det në një tentativë për vetëvrasje, duke pësuar një sërë frakturash.

Kanë qënë orët e vona të ditës së djeshme, kur e reja me inicialet E.M ishte ulur në një prej lokaleve të zonës së bregdetit, në zonën e quajtur Kalaja në Vlorë.

Pasi i ka dhënë porosinë kamarierit, e reja është hedhur menjëherë në det. Klientët e tjerë, të tmerruar nga pamja, kanë thirrur pronarët dhe stafin e lokalit për cfarë kishte ndodhur, ndërkohë që kanë qenë këta të fundit të cilët kanë hedhur menjëherë në det një varkë kanoa dhe janë drejtuar menjëherë për t’i ardhur në ndihmë 21 vjecares.

Të rinjtë e kanë hipur atë në mjetin e lundrues dhe e kanë nxjerrë në breg të detit, ku kanë thirrur menjëherë policinë dhe ambulancën.

Sipas mjekëve, e reja edhe pse distanca mes ujit dhe shkëmbit ku është hedhur ishte e madhe, ka shpëtuar, ndërkohë që ka marrë fraktura të ndryshme në trup.

Sipas policisë, nuk dihen ende arsyet e tentativës së vetëflijimit për shkak se e reja ka refuzuar të flasë, madje dyshohet që edhe gjeneralitetet e dhëna të jenë false.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA