Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, në një intervistë për “EVZ”, ka ftuar Rumaninë dhe vende të tjera evropianë që nuk e kanë njohur Kosovën që të pranojnë pavarësinë e saj.

Thaci është shprehur se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se ajo ka sjellë paqe dhe stabilitet në rajon.

“Kosova është një realitet i pakthyeshëm. Shpallja e pavarësisë ka qenë dëshirë e popullit për vetëvendosje dhe është bazuar në planin e Ahtisarit. Pavarësia ka sjellë paqe, stabilitet dhe bashkëpunim më të madh rajonal”, ka deklaruar Thaci.

Kreu i qeverisë kosovare ka shtuar më tej se e ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane, bashkë me Rumaninë dhe ato vende që nuk e kanë njohur atë.

Top Channel