Autoritetet amerikane i kanë hequr shtetësinë një qytetari serb dhe e kanë dëbuar atë për në Serbi, pasi nuk ka pranuar të rrëfejë rolin e tij në krimet e luftës.

Departamenti i Drejtësisë ka deklaruar se Jadranko Gostic është dëbuar pasi kishte mbajtur të fshehur shërbimin e tij në armatën serbe, kur ishte marrë në pyetje nga zyra e emigracionit.

Për këtë arsye ai u akuzua për deklarata të rreme. Armata ku bënte pjesë Gostic, e njohur ndryshe si Brigada e Zvornikut, akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA