Minogue, ekstravagante në mbremjen e bamirësisë
04/06/2010 17:25
Kylie Minogue ndryshon look duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut gjatë një mbremjeje bamirësie për luftën kundër AIDS.
Më një look shumë sensual, fustan të zi dhe pranga në duar, bukuroshja australiane ka zgjedhur këtë herë të provokojë publikun me veshjen ekstravagante, duke i dhënë një ndihmë të madhe punës promovuese të albumit të saj të ri “Aphrodite” që pas pak ditësh do dalë në treg.
Prej pak kohësh qarkullojnë zëra se lidhja e saj me bukuroshin Andres Velencoso është në krizë. Ky është një fillim i ri për Minogue..?
Top Channel