Deputetët e pavarur në Maqedoni shprehen kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, ashtu sic kërkojnë disa parti të opozitës.

Sipas tyre, në këto momente Maqedonia ka nevojë për stabilitet politik, në mënyrë që të zgjidhë cështjen e emrit dhe të arrijë integrimin në NATO.

“Në këtë periudhë vendi po ballafaqohet me probleme të ndryshme në planin e brendshëm si marrëdhëniet e përkeqësuara ndëretnike e ndërfetare, bllokimin e anëtarësimit në NATO dhe BE, si dhe me krizën e varfërinë. Prandaj, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të ishte një absurditet”, ka deklaruar deputet i pavarur Besim Dogani.

Top Channel