Lufta ndaj krimit, EULEX: Qeveria më aktive
04/06/2010 13:55
Misioni evropian për sundimin e rendit dhe ligjit, EULEX i ka bërë thirrje institucioneve kosovare që të angazhohen më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndonëse në këtë drejtim ato kanë bërë progres.
Apeli është bërë nga numri dy i EULEX, Roy Reeve ka theksuar se institucionet duhet të bëhen më aktive në vecanti në sektorin gjyqësor dhe atë doganor.
Më tej Reeve ka vlerësuar gatishmërinë e kryeministrit Thaci për të luftuar dukuritë negative, duke u shprehur se lufta ndaj krimit dhe korrupsionit kërkon partneritet.
Top Channel