Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak ka rikonfirmuar në një takim me homologun serb Vuk Jeremic, se vendi i tij s’ka ndërmend të njohë Kosovën.

“Qëndrimi ynë nuk është armiqësor ndaj njerëzve që jetojnë në Kosovë, ky është një qëndrim parimor”, ka pohuar Lajcak.

Më tej shefi i diplomacisë sllovake ka vlerësuar mbajtjen e samitit të Sarajevës, duke theksuar se ai rikonfirmoi perspektivën evropiane të Ballkanit.

“Dinamika e proceseve politike duhet orjentuar drejt evropianizimit të Ballkanit dhe jo ballkanizimit të Evropës”, ka shtuar Lajcak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA