Kukës, vdes bariu 10 vjecar
04/06/2010 11:00
Një djalë 10 vjecar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në një fshat të Kukësit teksa kulloste bagëtinë e tij.
Sipas informacioneve të fundit, i mituri Nderim Karanxha është tërhequr zvarrë nga një lopë, të cilën e mbante të lidhur me një litar.
Autoritetet lokale njoftojnë se 10 vjecari ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda. Në qarkun e Kukësit, në 10 ditët e fundit kanë gjetur vdekjen aksidentale tre të mitur.
Top Channel