Joe Jackson, muze 300 mln $ në nder të Michael

04/06/2010 17:40

I ati i Michael Jackson, Joe Jackson ka nisur punën për ndërtimin e një muzeu në nder të djalit të tij me vlerë 300 milionë dollarë.

Ai është vënë në kërkim të investitorëve me një projekt që parashikon përvec muzeut edhe një hotel dhe kazino në Indiana, vendi i lindjes së këngëtarit që ndërroi jetë në vitin 2009.

“Kjo është një ditë e lumtur për mua sepse këtë e kemi dashur përherë”, shprehet ai në ditën e promovimit të projektit. Qyteti do t’i dhurojë 300 akra tokë, pasi në këtë projekt parashikohet të punësohen shumë njerëz të zonës.

Sipas parashikimeve, ky projekt do thithë rreth 750 mijë turistë cdo vit me të ardhura rreth 150 milionë dollarë. Një ide e tillë u hodh edhe më parë, por Joe dëshiron që muzeu të ngrihet në Indiana dhe jo në Kaliforni.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA