Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukovic ka deklaruar se vendi i tij nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Janukovic ka bërë një paralele mes Kosovës dhe rajoneve separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.

“Unë nuk i kam njohur kurrë Abkhazinë, Osetinë e Jugut ose Kosovën si shtete të pavarura. Njohja e tyre do të ishte një shkelje e ligjeve dhe normave ndërkombëtare”, ka pohuar Janukovic.

Deklarata e tij erdhi një ditë pasi Parlamenti ukrainas miratoi një projektligj që rikonfirmon statusin neutral të këtij vendi dhe ndalon anëtarësimin e tij në NATO.

Top Channel