Autoritetet e drejtësisë në Belgjikë kanë lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar ndaj Idajet Beqirit, një ndër themeluesit e Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat belge, sipas të cilave gjykata e qytetit të Namyrit e ka dënuar në mungesë Beqirin me 4 vjet burg, nën akuzën e organizimit të atentateve në Maqedoni dhe Kosovë.

Sipas të njëjtave burime, autoritetet belge dyshojnë se kreu i fraksionit politik të Armatës Kombëtare Shqiptare ndodhet në Tiranë.

Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar mori përsipër përgjegjësinë për sulmet me bomba në Kosovë dhe Maqedoni gjatë vitit 2003.

Top Channel