Basha: BE, asnjë pengesë për heqjen e vizave

04/06/2010 12:00

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka deklaruar se nga vendet e BE nuk ka asnjë pengesë për heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Duke përshëndetur deklaratën e ministrave të Brendshëm të BE, Basha ka dhënë garancinë e tij se vizat do të hiqen brenda vitit.

“Përshëndes deklaratën e ministrave të Brendshëm të BE-së. Sigurojmë BE-në se do plotësojmë kriteret dhe shqiptarët do të mund të lëvizin pa viza brenda vitit. Nuk ka asnjë pengesë politike për vizat dhe nuk ka mungesë të vullnetit politik”, ka pohuar Basha.

Basha i ka cilësuar si të dështuara tentativat e opozitës për ta lidhur procesin e liberalizimit të vizave me krizën politike në vend.

“Lidhja e situatës politike me cështjen e vizave është një tentativë e dështuar. Kriteret e mbetura janë kritere vazhdimësie”, ka shtuar Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA