Bosi serb i krimit, Sreten Jocic, i njohur ndryshe me pseudonimin “Amstërdami”, është dënuar nga gjykata e Beogradit me 15 vjet burg nën akuzën e vrasjes.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave Jocic u shpall fajtor për vrasjen e gazetarit kroat Ivo Pukanic dhe bashkëpunëtorit të tij Niko Franjic.

Jocic është konsideruar nga autoritetet si një ndër bosët më të fuqishëm të botës së krimit jo vetëm në Serbi, por në gjithë Evropën.

Top Channel