Mitrovicë, ndërkombëtarët, perpjekje për komunën e veriut

03/06/2010 10:25

Zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare, thonë se do të vazhdojnë përpjekjet për krijimin e komunës së veriut të Mitrovicës, në bazë të planit të Martti Ahtisaarit.

Kjo me gjithë mbajtjen e zgjedhjeve dhe krijimin e komunës paralele serbe të veriut të Mitrovicës nga ana e Serbisë.

Zëdhënësi i zyrës civile ndërkombëtare, Andy McGuffie, ben te ditur Telegraf, thote se zgjedhjet legjitime në veri të Mitrovicës, që pritet të organizohen nga institucionet e Kosovës, do të mbahen pasi të kryhen të gjitha përgatitjet e nevojshme, në mënyrë që komuna e re të mund të funksionojë.

Ai nuk thote datën se kur do të mbahen këto zgjedhje. Megjithatë McGuffie thotë se në këtë fazë janë të përqendruar në mbështetjen e një procesi të tërë, i cili krijon kushtet e nevojshme për të vazhduar me decentralizimin në bazë të planit të Martti Ahtisaarit.

Top Channel