Komandanti i forcave te armatosura të ushtrisë së Serbisë, Miloje Miletic është takuar në Kosovë komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman, Markus Bentler.

Në një komunikatë për media të KFOR-it, cituar nga Telegraf, thuhet se takimi u zhvillua “në kuadër të Komisionit të Përbashkët për implementim, i cili ka dalë nga Marrëveshja e Kumanovës në mes të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe.

“Qëllimi i vizitës ishte ngritja e bashkëpunimit dhe sigurisë në të dyja anët e Vijës Kufitare Administrative. Në këtë takim u bisedua për çështje të interesave të përbashkëta, si: lufta kundër kontrabandës, siguria e vendkalimeve kufitare dhe problemi i kalimeve ilegale ne vijën kufitare administrative”, theksohet në komunikatë.

Autoritetet kosovare, ndërkaq, kanë qenë të informuara për ardhjen e kryeshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, por nuk dihet nëse ëshgtë kërkuar leje.

Top Channel