Greqia do të  zvogëlojë pjesëmarrjen e saj në misionin paqeruajtës në Kosovë.

“Më se 600 ushtarë grekë dhe personel mbështetës do të tërhiqen gradualisht nga Kosova, duke filluar në muajin nëntor të këtij viti, sipas planit më të gjerë për tërheqje të paqeruajtësve të NATO-s”, ka thënë zëdhënësi i shtatmadhorisë, Nikos Bonoras, bën të ditur Radio Evropa e Lire.

“Zvogëlimi i përgjithshëm i trupave të KFOR-it prej 10 mijë në 2 mijë, që tashmë është i planifikuar, na ka lehtësuar punën tonë”, tha zëdhënësi Bonoras.  

Top Channel