Protestojne me “heshtjen” e tyre sot nenpunesit e gjithe mediave greke ne nje greve 24 oreshe duke reaguar keshtu ndaj projektligjit te ri te qeverise, per sigurimet shoqerore dhe skemat e pensioneve.(UPDATE)

Gjithe kanalet televizive dhe private prej ores 6 te mengjesit te se enjtes , deri ne mengjesin e se premtes, nuk transmetojne asnje lajm, gazetaret dhe personeli teknik jane mbledhur ne tubime proteste ne Athine dhe Selanik,ndersa neser nuk do te qarkulloje asnje gazete.

Punonjesit e mediave kane ngritur zerin e tyre duke kundershtuar ndaj mosnenshkrimit te kontrates se pergjitshme te punesimit,ndaj reduktimit te vendeve te punes, si dhe ndaj masave te rrepta antikrize qe ka shpallur qeveria greke.

Kryetari i Unionit te gazetareve te Athines ,Panos Sompolos ka deklaruar se nuk duhet qe te punesuarit ne media te behen viktimat e krizes ekonomike e cila u shkaktua nga paaftesia dhe spekulimi i politikaneve. Gjithashtu ai ka kerkuar qe qeveria te mos preke buxhetin e skemes se pensioneve dhe sigurimeve shoqerore te mediave ,e cila eshte nga te paktat qe eshte e suksesshme ne vend.

Edhe sot shtypi grek i shkruar, shpreh ne faqet e gazetave reagimet e tij ndaj masave antikrize, sidomos ndaj privatizimeve qe sipas tij jane te nxituara . “Greqia ne shitje” eshte titulli karakteristik i gazetes ‘Vradhini ‘.

Bashke me gazetaret dhe punonjesit e mediave sot ne nje greve 24-oreshe jane edhe Mjetet e Transportit Publik, cka ka paralizuar qytetet e medha Athine dhe Selanik. Punonjesit e Metrose ,te trenit elektrik ,si dhe te autobusave urbane kane paralajmeruar per levizje te tjera greviste ne ditet e ardhshme.

Top Channel