Gjatë vizitës zyrtare në Finlandë, kryeministri Hashim Thaçi është takuar me homologun e tij, Matti Vanhanen, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në rajon dhe raportet bilaterale në mes të dy vendeve.

Thaçi ka deklaruar rëndësinë e progresit që po shënon Kosova në ndërtimin e shtetit dhe paqes në rajon. Kreu i qeverisë kosovare ka falënderuar qeverinë dhe popullin finlandez për kontributin e vazhdueshëm për Kosovën në kuadër të kontingjentit të KFOR-it, në misionin EULEX dhe në kuadër të ICO-së.

Në konferencën për shtyp, të zhvilluar pas takimit, kryeministri finlandez është shprehur qartë për perspektivën evropiane të rajonit, duke theksuar se Serbia, në këtë kontekst, është e detyruar që të zgjidhë problemet në raport me Kosovën.

Top Channel