Durrës, gjendet 14 vjeçari i zhdukur

03/06/2010 01:15

14 vjeçari i zhdukur që nga data 26 maj e këtij viti, u gjet në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë nga policia e qytetit të Durrësit.

Sipas uniformave blu, Leonard Lena u gjet në një lagje të Durrësit, nga ku autoritetet e rendit njoftuan prindërit e 14 vjeçarit për vendndodhjen e tij.

Leonard Lena u denoncua në polici si i zhdukur nga familjarët e tij ditën e djeshme. Ata apeluan edhe në media për ndihmë në gjetjen e djalit të tyre. Me parë i ati i 14 vjeçarit, Ndue Lena është shprehur se kishte kontrolluar në zonat përreth Lezhës dhe Durrësit, por nuk kishte mundur të gjente djalin e tij.

Burimet policiore nga rrethi i Durrësit njoftuan gjithashtu se 14 vjeçari është larguar me dëshirën e tij nga shtëpia dhe se kjo nuk ishte hera e tij e parë që ndërmerrte këtë veprim.

Top Channel