Shefi i misionit EULEX, Yves de Kermabon deklaron se askush në Kosovë nuk mund të jetë mbi ligjin.

Me këtë deklaratë dhënë në Bruksel, De Kërmabon hedh poshtë shqetësimet se hetimet e nisura kundër anëtarëve të Qeverisë për korrupsion mund të destabilizojnë Kosovën.
Zyrtari është përgjigjur në debatin e nën-komitetit për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit Evropian, në pyetjet e raportueses së PE-së për Kosovën, Ulrike Lunacek.

Top Channel