Ekspertët thonë se buxheti do të ishte rënduar më pak me kosto nëse tregu i bonove të thesarit do të ishte administruar më mirë.
“Mendoj se ky treg reflekton zhvillimet në dy anët, kërkesën dhe ofertën, ashtu sikurse reflekton në normat administrative dhe tek normat e interesit për bonot e thesarit”, deklaron Zef Preci, ekspert i ekonomisë.
Sipas Precit, edhe struktura e përqëndruar e tregut të bonove është një faktor që rrit në mënyrë spekulative interesat dhe koston e borxhit të qeverisë.
“Nuk përjashtohet mundesia e marrëveshjeve të fshehta mes bankave tregtare. Norma e interesit rrit koston e parasë”, saktëson Preci.
Borxhi i brendshëm që qeveria ka marrë përmes letrave me vlerë llogaritet në rreth 410 miliardë lekë, 60 për qind e të cilit është në bono me afat maturimi më të shkurtër se 1 vit.
Top Channel