Zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme të Rusisë për Ballkanin, Aleksandar Aleksejev, deklaroi se Rusia angazhohet për bisedime për statusin ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Bisedimet teknike nuk mjaftojnë, pasi çështja e Kosovës nuk është teknike por politike”, i tha Aleksejev gazetës beogradase “Politika”, cituar nga Telegraf.

Ai më tej theksoi se ekzistojnë mundësi për negociata për statusin e Kosovës dhe se Rusia, në bashkëpunim me Serbinë, po përpiqet të krijojë kushte për këtë gjë.

Top Channel