Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë takimit në Finlandë me ish-ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, ish-presidentin Martti Ahtisaari, deklaroi se shteti më i ri në botë është duke u ndërtuar dhe u konsoliduar ditë pas dite.
“Qeveria dhe të gjitha institucionet e Kosovës janë duke u angazhuar me përgjegjësin e tyre të plotë për të jetësuar të gjitha obligimet e tyre në procesin e shtetndërtimit dhe ndërtimit të paqes në rajon”, është shprehur Thaçi.
Ndërkaq, presidenti Ahtisaari siç thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës, cituar nga Telegraf, ka shprehur mbështetjen e tij për Kosovën në rrugën e ndërtimit të pavarësisë së saj. Ai ka shprehur bindjen e tij të plotë se propozimi i tij gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës ka qenë e vetmja alternativë për Kosovën, dhe vazhdon të jetë mbështetës i pavarësisë së Kosovës.
Top Channel