Opozita kosovare deklaroi se takimi i Sarajevës ishte një shans i mirë për Kosovën, por që nuk mundi të kthehej në realitet.

Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, takimi nuk solli asgjë të re. “Kosova nuk mund të ketë rezultate të mira. Refleksioni i politikës së jashtme është ai i asaj qeverie që kemi brenda, që e ka cuar vendin në një pozitë të papranueshme dhe ku ne ndihemi të turpëruar. Nuk mund të përfaqësojë gjë tjetër zoti Hyseni”, ka deklaruar nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Por analistët politikë shprehen më optimistë, pasi sipas tyre në këtë samit u konfirmua nga të gjithë pjesëmarrësit perspektiva evropiane e Kosovës.

“E rëndësishme është që në këtë samit u konfirmua perspektiva evropiane për Kosovën nga të gjitha vendet”, ka deklaruar analisti politik Ramush Tahiri.

Top Channel