Shtohen virozat dhe të prekurit

02/06/2010 16:30

Ndryshimi i herë pas hershëm i temperaturave ka rritur numrin e virozave dhe numrin e të prekurve prej tyre.

Neper poliklinkat e lagjeve vihet re nje fluks pacientesh qe i drejtohen mjekut te familjes apo pediatrit, nderkohe qe simptomat e gripit te pacientet manifestohen ne menyra te ndryshme.

Burime prane Institutit te Shendetit Publik deshmojne per rreth 10 mije vete te prekur ne jave. Por ndonese ka nje rritje te numrit te personave te prekur ata e konsiderojne  situate jo problematike  pasi pacientet  nuk shfaqin simptoma te renda.

Specialiste te Institutit te Shendetit Publik, si dhe mjeket e familjes u rekomandojne qytetareve te paraqiten tek mjeku per te marre trajtimin e duhur dhe te mos konsultohen vetem me farmacistet sic ndodh rendom ne shume raste.

Top Channel