Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka vazhduar lobimin për njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës.

Sipas një komunikate të shpërndarë nga AKR, Pacolli është takuar së fundmi me disa përfaqësues të vendeve afrikane, të cilat nuk e kanë njohur ende shtetin e ri.

Sipas burimit, takimet u zhvilluan në Nisë, gjatë zhvillimit të samitit Francë-Afrikë, ku ishin të pranishëm liderë të vendeve të shumta afrikane.

Top Channel