
Komanda e NATO-s ka përfunduar prezencën e saj në Shqipëri, pas më shumë se 10 vjetësh.
Largimi i kësaj komande, e cila shërbente si trajnuese dhe ndihmëse për forcat ushtarake shqiptare, u bë pasi misioni i saj quhet i përfunduar pasi Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në NATO.
Duke përshëndetur largimin e ushtarakëve të huaj që kontribuan në këtë anëtarësim të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, presidenti i vendit Bamir Topi tha se, për rajonin ballkanik dhe për të gjithë popujt e tij, rruga e vetme dhe më e mirë është anëtarësimi sa me i shpejtë në NATO dhe BE.
Presidenti tha se, Shqipëria do të vazhdojë me përgjegjësinë e një vendi anëtar të NATO-s, të mbështesë fuqimisht proceset pozitive integruese dhe politikat e shtrirjes së sigurisë në të gjithë rajonin, si e vetmja rrugë për ta shkëputur atë nga atavizmat e vjetra.
Top Channel