Pesë persona të mitur, të përkatësisë etnike shqiptar, jane shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicë, për shkak se qelluan me gurë nga pjesa jugore e bregut të lumit Ibër.

Ata po u gjuanin disa të rinjve serbe, matanë lumit në drejtim të pjesës së veriut të Mitrovicës. Ne nje komunikate te policise se Mitrovices njoftohet se pjesëtarët e policisë së Kosovës, të cilët po patrullonin  mbi urën e lumit Ibër, vune re ngjarjen dhe reaguan  për të shpërndarë të rinjtë qe po qellonin njeri tjetrin me gure.

Një pjesëtar i policisë së Kosovës nga stacioni veri eshte goditur  me gurë në krah gjatë përpjekjes për të larguar të rinjtë nga veriu, ndersa një tjetër pjesëtar i policisë, nga stacioni i jugut  ka pësuar një lëndim në këmbë gjatë ndjekjes së te dyshuarve në pjesën jugore. Pas regjistrimit të  rastit, të miturit, janë liruar nga stacioni policor ndërsa rasti për prishje të rendit dhe qetësisë publike, sipas udhëzimeve të prokurorit publik, do ti dërgohet gjykatës kompetente në procedurë të rregullt gjyqësore.

Top Channel