Ish-ministri për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Denis McShane i ka bërë thirrje Këshillit të Evropës që të ftojë në mbledhjet e tij parlamentarët kosovarë.

McShane ka deklaruar se deputetët kosovarë, por edhe ata serbë, duhet të thirren në Strasburg për të parë se si punojnë kolegët e tyre evropianë dhe si vendosin për cështje të rëndësishme.

Ish-ministri ka theksuar se një gjë e tillë duhet të realizohet sa më shpejt, duke parë edhe numrin e konsiderueshëm të vendeve që kanë njohur Kosovën.

“69 vende anëtare të OKB-së kanë njohur Kosovën, përfshirë këtu demokracitë kryesore të botës. Po ashtu, mes këtyre vendeve renditen edhe 33 shtete anëtare të Këshillit të Evropës”, ka shtuar McShane.

Top Channel