Berat, mbrojtja e qytetit muze

02/06/2010 12:35

Një grup pune nga emergjencat civile ka vizituar zonat e rrezikuara te lagjes “Mangalem” dhe “Kala” ne Berat per te pare nga afer mundesine e nderhyrjeve per te ndalur demtimet e metejshme.

Grupi i punes i drejtuar nga Alfred Olli kishte ne perberje te tij edhe specialiste te reparteve te xhenios te ushtrise. Shembjet e vazhdueshme te gureve dhe shkembinjve ne zonen e kalase rrezikojne zonen muzeale ne kete qytet. Organet e pushtetit vendor dhe prefektuar kane kerkuar here pas here nderhyrje te specializuar per te ndalur demtimet.

Grupi i punës u njoh me materialet e pregatitura nga ana e specialistëve të bashkisë dhe prefekturës,projekti do të nis menjeherë. Tashmë pritet që qeveria të lëvrojë fondin përcatës për nisjen e punës në zonën e rrezikshme mbi kodrën e lagjes “ Mangalem”.

Top Channel