Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka paraqitur në Vjenë rekomandimet e saj për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Lunacek ka paraqitur një dokument të hartuar në bashkëpunim me ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Ajo është shprehur se, Kosovës i duhet bërë e qartë se ka perspektivë evropiane dhe se në këtë drejtim ajo do të ndihmohet nga PE.

“Duhet të punojmë kundër izolimit të qytetarëve të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Kërkoj që dialogu mes BE-së dhe Kosovës për këtë cështje të nisë menjëherë”, ka pohuar Lunacek.

Ajo ka shtuar se ka mbetur e zhgënjyer javën e kaluar, kur KE nuk kishte propozuar një gjë të tillë.

Top Channel