Eurodeputeti slloven Jelko Kacin ka deklaruar se pjesëmarrja e Turqisë në samitin mes BE dhe Ballkanit është shumë e rëndësishme për praninë e Kosovës dhe Serbisë.

“Me pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm të Turqisë është vështirë të mendohet mungesa e ministrit te Serbisë apo atij të Kosovës”, ka pohuar Kacin.

Ai ka vlerësuar edhe kontributin që ka dhënë Turqia në stabilizimin e rajonit të Ballkanit.

Top Channel