Deputetët e Parlamentit Evropian kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit, në vecanti mes Kosovës dhe Serbisë.

Eurodeputetja gjermane Doris Pack ka deklaruar se cështja e Kosovës mbetet e pazgjidhur për aq kohë sa nuk do të jepet vendimi i GJND-së.

“Askush nuk e di cili do të jetë rezultati dhe askush nuk e di se cfarë do të ndodhë më pas”, ka pohuar Pack.

Të njëjtin shqetësim ka shprehur edhe eurodeputeti austriak Hannes Swoboda, i cili ka nënvizuar se situata është shumë e ndjeshme.

Ai ka sugjeruar që të mbahen sa më shpejt bisedime të reja, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e kënaqshme, e qëndrueshme dhe afatgjatë.

Top Channel