
Zyrtaret shqiptarë në Tiranë do t’ua kishin zili, të paktën në letra, pasurinë kolegëve të tyre në Prishtinë.
Dy nga tre krerët e shtetit të Kosovës, kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi dhe Kryeministri Hashim Thaci, rezultojnë me një pasuri prej më shumë se 1 milionë euro. Ndërsa ministri i akuzuar dhe i vene ne hetim nga EULEX, Fatmir Limaj ka deklaruar një pasuri prej pak më shumë se 970 mijë euro.
Të dhënat janë publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, sipas së cilës, nga 1560 zyrtarë, vetëm 70 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë. Në këtë grup bëjnë pjesë një këshilltar i kryeministrit dhe një deputet serb. Sipas të dhënave, kryeparlamentari Krasniqi deklaron se ka një pasuri rreth 1 milionë euro, ndërsa kryeministri Thaci 1.2 milionë euro. Kryetari i AKR-së, Bexhet Pacolli ka kërkuar që pasuria e tij të mos publikohet.
Top Channel