Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic ka deklaruar se zgjedhjet serbe të zhvilluara në veri të Kosovës do të sjellin stabilitet.

“Jam shumë i kënaqur që zgjedhjet u zhvilluan në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën dhe besoj se ato do të stabilizojnë territorin, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme për statusin”, ka pohuar Jeremic.

Ndonëse nuk ka preferuar të komentojë rezultatet paraprake të zgjedhjeve, shefi i diplomacisë serbe ka shtuar se autoritetet që do të dalin prej tyre do të bashkëpunojnë ngushtë me zyrtarët përgjegjës të “krahinës”.

Top Channel