Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar sërish qeverinë Thaci, duke e cilësuar atë si problemi më i madh për Kosovën.

Sipas tij, qeveria në fjalë është burimi më i madh i pasigurisë politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë.

“Kjo qeveri asnjëherë nuk është kujdesur për integritetin territorial të Kosovës, për kufijtë e saj, për rendin dhe ligjin në veri të vendit dhe për gjëndjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve”, ka pohuar Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka shtuar më tej se, nuk do të ketë avokatë apo juristë që do të mund ta mbrojnë këtë qeveri nga gjyqi i madh që do të bëhet me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Top Channel