Greqi, shqiptari lidh me zinxhir djalin e tij

01/06/2010 23:35

Shok në opinionin publik grek ka shkaktuar një lajm i publikuar nga gazeta lokale “Patris” që i referohet një ngjarjeje në fshatin Lehena, të prefekturës së Ilias, në Gadishullin e Peloponezit, me protagonist një emigrant shqiptar.

Sipas artikullit të botuar në faqen e parë, një 44 vjeçar nga Shqipëria, të dhënat e të cilit ende nuk publikohen, ka lidhur fëmijën e tij, 12 vjeç, me zinxhir në gryke pranë kaloriferit të shtëpisë ,duke i thënë që të mos leviste prej atje deri sa të kthehej pas dy orësh.

Por djali ka mundur të lirohet dhe më pas ka  shkuar në një oficinë makinash pranë shtëpisë dhe u është lutur mekanikeve t’ia heqin zinxhirin nga qafa sepse donte të luante me shokët.

Të tmerruar nga pamja, dëshmitarët e ngjarjes kanë shkuar drejt në polici, ku kanë denoncuar ngjarjen dhe pas pak babai i fëmijës është arrestuar.

I pyetur prej organeve greke ai ka deklaruar se veproi në këtë mënyrë për arsye se femija e tij ishte pak i hedhur dhe nuk kishte besim ta linte vetëm në shtëpi.

Në shtatorin e kaluar në një rrethinë të qytetit të Larisës, përsëri një emigrant shqiptar 39 vjeç, nen ndikimin e alkoolit, kishte lidhur pas makinës djalin e tij 14 vjeç dhe e tërhiqte nga pas në rruget e lagjes, duke dashur ta dënojë për kokëfortësinë e tij.

Top Channel