Fuad Ramiqi, zyrtar i LDK-së, është shqiptari nga Kosova që dyshohet të ketë qenë në njërën prej anijeve të sulmuara nga forcat izraelite.

Sipas Televizionit KTV, thuhet se Ramiqi ka qenë në Turqi dhe prej aty ka hipur në një prej anijeve në rrugë për të dërguar ndihmat.

Me gjithë përpjekjet e Top Channel për të kontaktuar me z.Ramiqi, gjatë gjithë pasditës ai e ka pasur të fikur celularin, me të cilin kishte komunikuar me të afërmit e tij. Madje as disa nga zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk konfirmuan nëse bëhet fjalë për anëtarin e kësaj partie, Fuad Ramiqi.

Sipas disa miqëve të tij, ata konfirmojnë vetëm vitin e lindjes së Ramiqit, vitin 1960. Ata thonë se nga përputhja e këtyre të dhënave dyshojnë që mund të ketë qenë edhe ai në njërën prej anijeve të sulmuara nga forcat izaelite.

Mirëpo, deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar, as edhe nga Ministria e Jashtme e Kosovës dhe as nga policia e vendit. Ministria e Jashtme vetëm ka pranuar që në mesin e të sulmuarve është edhe një shtetas i Kosovës.   
 

Top Channel