Tre maqedonas në anijen e sulmuar
31/05/2010 19:55
Tre maqedonas, dy prej të cilëve me kombësi shqiptare, kanë qenë pjesë e anijes që udhëtonte më ndihma drejt Rripit të Gazës.
Familjarët e tyre gjatë pasdites kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, por pa mundur të marrin të dhëna.
“E kam parë ngjarjen në anije përmes televizorit. Nga informacionet që kemi marrë nuk rezulton që babai ynë të jetë mes të plagosurve, por jemi të shqetësuar”, ka deklaruar Fuat Emini, i biri i shtetasit maqedonas që ndodhet në varkë.
Tre maqedonasit kishin aplikuar përmes internetit për të qenë pjesë e aktivistëve të anijes. Familjarët e tyre kërkojnë nga qeveria maqedonase që të dënohet incidenti.
Top Channel