Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se qeveria e tij do të luajë një rol prej lideri në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Beteja kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative do të udhëhiqet nga institucionet e Kosovës, me monitorimin dhe mbështetjen e misionit EULEX”, ka pohuar Thaci.
Kreu i qeverisë ka dhënë garancinë e tij se kjo betejë do të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës.
Nga ana tjetër, kryeprokurori i Kosovës Ismet Kabashi ka theksuar se institucioni i drejtuar prej tij ka nisur të hetojë cështjet e korrupsionit.
Ndërsa misioni EULEX njoftoi sot se ka në shqyrtim e sipër 100 cështje korrupsioni, mes të cilave edhe raste në rangjet qeveritare.
Top Channel