Partia Socialiste ka bërë përgjegjëse qeverinë për krizën aktuale politike që sipas tyre nuk po gjen as sot në prag te samitit te Sarajevës përkushtim dhe vullnet serioz per zgjidhje nga ana e kryeministrit Berisha.
Per socialistet shefi i qeverise po anashkalon dhe zhvlefteson kerkesat e nderkombetareve, te cilet sipas deputetit Taulant Balla kane perkrahur kerkesat e opozites per transparence te plote te zgjedhjeve te 28 qershorit.
“Është kjo arsyeja përse mazhoranca dhe veçanërisht Sali Berisha nuk mund të fshihen më pas teknikaliteteve e përrallave me djegie kutish, por duhet t’i hapin rrugën menjëherë transparencës. Partia Socialiste i ka dhënë tanimë provat e vullnetit të saj për një kompromis që garanton transparencën dhe respekton gërmën e frymën e Kushtetutës”, u shpreh deputeti socialist, Taulant Balla.
Socialistet konfirmojne qendrimin se nuk do te terhiqen ne kerkesen per te zbardhur ate qe gjate gjithe periudhes pas zgjedhore ata e kane quajtur krimi elektoral i 28 qershorit.
“Frika nga e vërteta që përmbajnë ato kuti, nuk mund të jetë një arsye e pranueshme që t’i lejojmë Sali Berishës kushtëzimin e transparencës.I bëjmë thirrje sot Sali Berishës që as të mos ta cojë ndërmend që mund të djegë qoftë edhe një fletë të vetme votimi”, theksoi Balla.
Sipas socialisteve nese kryeministri djeg qofte edhe nje flete te vetme votimi atehere cdo tentative per konsensus do te ishte e kote, pasi ne ate moment opozita do te riniste betejen per ta hedhur nga pushteti.
Top Channel