Autoritetet kosovare ditën e diel ishin pushim dhe vetëm sot qeveria reagoi ndaj akteve të dhunës të regjistruara në veri, duke deklaruar se do punojë për integrimin e kësaj zone.

“Ne do punojmë për implementimin e strategjisë për integrimin e veriut të Kosovës dhe për zhvillimin ekonomik të kësaj zone”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaci.

Deklaratën e tij Thaci e bëri gjatë një takimi me kryeprokurorin e Kosovës, Ismet Kabashi, ministrin e Brendshëm Bajram Rexhepi dhe zyrtarë të tjerë.

“Prokurorët kosovarë kanë vullnet për të trajtuar cështjet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin”, ka deklaruar Kabashi.

Numri një i institucionit të akuzës ka shtuar se bashkë me policinë po hetohet mbi 100 raste të tilla, rezultatet e të cilave do të shfaqen gjatë vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA