Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Kosovë, Nesrin Lushta ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lushta, gjatë një mbledhjeje më anëtarët e KQZ-së, ku ka sqaruar se largohet për motive shëndetësore.

Nesrin Lushta u zgjodh në krye të KQZ-së pak kohë para zgjedhjeve lokale të Kosovës, pas të cilave u kontestua nga LDK dhe partitë e opozitës.

Top Channel