Policia e Kosovës do të hetojë ngjarjet e regjistruara dje në Mitrovicë, ku u zhvilluan zgjedhjet administrative serbe.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave hetim do të zhvillohet për momentin kur janë dëgjuar të shtëna me armësh zjarri, si dhe rasti që ka të bëjë me dy pjesëtarë të policisë së Kosovës, të lënduar nga gurët e gjuajtur nga protestuesit serbë.

Sipas burimeve, zyrtarët policorë po konsultohen me prokurorët komunalë për të identifikuar edhe personin që ndezi alarmin e rremë, veprim që është në kundërshtim me ligjin për sigurinë publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA