Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka deklaruar se vendi i tij ka marrë një sërë masash për stabilitetin e Ballkanit, mes të cilave edhe njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Ne e pranuam shtetin fqinj dhe vendosëm marrëdhënie diplomatike me të. Bëmë një hap të rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënieve të afërta, korrekte dhe funksionale”, ka pohuar Ivanov.

Duke folur në një samit që mbahet në Doha të Katarit, Ivanov ka shtuar se vendi i tij është i gatshëm të ndërtojë marrëdhënie të mira edhe me Serbinë, ashtu si me të gjithë fqinjët.

Top Channel