Prokurorët e misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, janë duke hetuar raste të dyshimit për korrupsion.

Prokurorët e këtij misioni, sipas Telegraf, krahas hetimeve në rastin Limaj, po hetojnë edhe gjashtë raste të tjera të krimit të organizuar, ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë, ndërkaq numri i rasteve të korrupsionit në nivele më të ulëta është edhe më i lartë.

Numri i rasteve ku dyshohet për korrupsion në të gjitha nivelet, përfshirë edhe atë lokal, në të cilat po heton misioni, kalon shifrën 100. Prokurorët e EULEX-it në nivel të Prokurorisë së Qarkut po hetojnë rreth 60 raste të korrupsionit, ndërsa ata në nivele të tjera në më shumë se 40.

Top Channel