Çështja e pazgjidhur e emrit me Athinën duket se do t’i kushtojë shumë Shkupit në proçeset integruese.

Kryeministri Nikola Gruevski deklaroi se qeveria e tij nuk ka ndërmend të përkulet përpara presioneve të Athinës.

Por BE ka kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi midis dy vendeve deri në samitin e qershorit në të kundërt mund të bllokohen serish proçeset e integrimit.

“Nuk ekziston asnjë kërcënim që të mund të na detyrojë të dëmtojmë interesat kombëtare në raport me emrin. Vetëm populli me anë të një referendumi mund të miratojë çështjen e emrit”, është shprehur Gruevski.

Top Channel