Një grup ekspertësh ndërkombëtarë do të ndihmojnë autoritetet e Kosovës për regjistrimin e popullsisë së shtetit të ri.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave ndërkombëtarët do ndihmojnë në ngritjen e zyrës së statistikave, e cila do të ketë një efekt pozitiv në zhvillimin e Kosovës.

“Statistikat e besueshme janë bazë për përmirësimin e jetës së të gjithëve në Kosovë, pa marrë parasysh se kush ata janë dhe ku jetojnë”, ka deklaruar Kjartan Bjornson, shef i operacioneve të Zyrës ndërlidhëse të KE-së.

Top Channel