Mëngjesi i së djelës në Mitrovicë dukej i qetë. Mirëpo kjo qetësi zgjati derisa filloi marrëshimi i mijra qytetarëve shqiptarë të cilët e nisën ecjen nga qendra deri tek ura e lumit Ibër. (UPDATE)
Mbajtja e zgjedhjeve serbe në veri të Mitrovicës ka tensionuar tej mase situatën e sigurisë. Në urën e lumit Ibër janë mbledhur qindra qytetar serb dhe shqiptar të cilët po protestojnë.
Protestuesit tentuan të kalojnë në pjesën veriore të Mitrovicës por, u ndaluan me forcë nga policia.
Përpjekja e protestuesve shqiptarë per t’u futur në veri mobilizoi për disa sekonda mijra qytetarë serbë në pjesën veriore. Njëri prej liderëve ekstremiste serbë, Nebojsha Joviç duke paralajmëruar policinë e Eulex-it dhe atë të Kosovës nxitti tensione dhe nisjen e qytetarëve serbë drejt jugut të Mitrovicës.
Pas kësaj serbët u vërsulen në pjesën jugore duke hedhur gurë dhe gazlotësjellës. Pas zbrapsjes së protestuesve serb nga ura, filluan edhe të shtënat me armë në pjesën veriore.
Gjatë protestave janë dëgjuar sirenat serbe të alarmit ndërsa serbët nga ana tjetër e urës sulmuan kameramanin e RTK-së.
Pas një ore proteste të serbëve dhe shqiptarëve në dy pjesët e urës, serbët ishin të parët që filluan shpërndarjen e turmës. Ata u larguan duke iu bërë thirrje protestuesëve që të shkojnë të votojnë. Me pas u shpërndanë edhe protestuesit shqiptar, të cilët ishin mbledhur për të kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës.
Top Channel